Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po vazhdon të shkëlqejë në ndeshjet e para me klubin e La Ligas, Mallorcan.
Në ndeshjen e mbrëmshme ndaj baskëve të Athletic Bilbaos, Muriqi ishte vendimtar në dy gola e realizuar, përveç të golit të parë qu u realizua nga penalltia.
Muriqi asistoi në golin e dytë të cilin e shënoi Angel Rodriguez në minutën e 30-të. Muriqi gjithashtu asistoi edhe për golin e Kubo në minutën e 88’të të ndeshjes.
Nga SofaScore, Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës Muriqi u vlerësua me notën më të lartë 7.4.










