🇽🇰 Kosova
Vela: Beogradi po bëhet kryeqytet i ideologjive politike ekstreme
nga Venera Grabanica14 gusht 2023
Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela ka thënë se Beogradi po shndërrohet një kryeqytet të ideologjive politike ekstreme.
Kjo pasi në korrik të vitit 2023 Beogradi ka mirëpritur lëvizjet rinore të majta ekstreme/komuniste.
”Beogradi po kthehet në kryeqytet të ideologjive ekstreme politike, si nga e djathta ashtu edhe nga e majta. Në korrik 2023, Beogradi ishte mikpritës i një mbledhjeje të lëvizjeve rinore të majta ekstreme/komuniste WFDY. Natyrisht, obsesioni i tyre është promovimi i propagandës ruse kundër NATO-s dhe Kosovës”, ka shkruar Vela në Twitter./21Media











