Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Veliaj uron Ramën, përmend vëllazërinë mes kryeqyteteve

nga Venera Grabanica15 nëntor 2021

Kryetari i Tiranës Erion Veliaj e ka uruar kryetarin e e ri të zgjedhur të Prishtinës Përparim Rama.
Në një postim në Twitter Veliaj ka thënë se mes ai me Ramën do punojnë shumë për ta çuar më tej vëllazërinë mes dy kryeqyteteve.
“Urime nga zemra Përparim Rama për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazërinë mes kryeqyteteve tona! FORCA!”, ka shkruar Veliaj në Twitter.
Veliaj gjithashtu i ka përgëzuar edhe kandidatët e tjerë, Arben Vitinë, Uran Ismailin dhe Daut Haradinajn, për fushatën që sipas tij është për t’u marrë shembull nga të gjithë.

Urime nga zemra @perparim_rama per fitoren ne Prishtine, mezi pres qe te perveshim menget per ta çuar me tej vellazerine mes kryeqyteteve tona! FORCA! 🇦🇱❤️🇽🇰

Pergezime @arbenvitia, @uranismaili, @DautHaradinaj per nje fushate kaq qytetare, per t’u marre shembull nga te gjithe!👏 https://t.co/LAeWwi2oMU
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) November 14, 2021

Kryetari i ri i Prishtinës ka pranuar urime edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →