Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vendet që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë

nga Venera Grabanica27 shkurt 2022

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ndalimet e aviacionit po krijojnë zona të mëdha të ndaluara në qiell, me implikime të mëdha për transportuesit me distanca të gjata.

Sot gjatë ditës shumë vende evropiane njoftuan se po mbyllnin hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore dhe avionët rusë.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen konfirmoi të dielën se Bashkimi Evropian po mbyll hapësirën ajrore të BE-së për Rusinë, transmeton rtv21.tv

Shqipëra, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Kanadaja janë disa prej vendeve që sot njoftuan se kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore ndaj Rusisë.

Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia kanë ndaluar avionët e njëra-tjetrës të fluturojnë ose të zbresin në territoret e tyre./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →