Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vendimi i Supremes për votat me postë, VV paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese

nga Gentrita Xhemajli26 mars 2025
Vendimi i Supremes për votat me postë, VV paralajmëron ankesë në Gjykatën Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me vendimin e Gjykatës Supreme, e cila sot ka hedhur poshtë ankesën e saj në lidhje me rezultatin votave me postë.

Deputetja e zgjedhur e kësaj partie, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar se do të ankohet ndaj këtij vendimi të Gjykatës Supreme.

Në profilin e saj në “Facebook”, Pacolli ka shkruar se LVV-ja do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Supreme në Gjykatën Kushtetuese.

“Paramendoni Prokuroria fillon hetimet për votat me postë ndërsa Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të njëjtin proces pra për votat me postë. Lëvizja VETËVENDOSJE! do të parashtron kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Gjykatës Supreme në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar Pacolli.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →