Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vendimi për certifikimin e rezultateve, KQZ: Jemi në pritje të Gjykatës Supreme

nga Gentrita Xhemajli24 mars 2025
Vendimi për certifikimin e rezultateve, KQZ: Jemi në pritje të Gjykatës Supreme

Mbi gjashtë javë janë bërë që prej kur u mbajtën zgjedhjet nacionale në Kosovë dhe ende nuk ka ndonjë certifikim të rezultateve.

Për këtë situatë Gjykata Supreme ka pasur afat pesë ditë për të shqyrtuar ankesat e subjekteve politike, ndërsa sot ata janë në ditën e tretë.

Zëdhënësi i Komisionit Qëndror të Zgjedhje, Valmir Elezi në një deklaratë për RTV21 thotë se procesi zgjedhor është aktualisht në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025.

“Aktualisht procesi zgjedhor është në fazën e ankesave ndaj rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 15 mars 2025. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të presë vendimet e institucioneve përkatëse, t’i zbatojë ato nëse kanë detyrime për KQZ-në dhe pastaj do të mund të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare”, tha Elezi. /21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →