Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan!

nga Gentrita Xhemajli16 mars 2025
Vendosen lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave në Koçan!

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, i shoqëruar nga kreu i komunës së Çairit Visar Ganiu, dhe një grup i të rinjve, ka vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, për nder të viktimave nga tragjedia në Koçan, përcjell TV21.

“Sonte, në Sheshin Skënderbeu, vendosëm lule në nderim të jetëve të humbura të viktimave në tragjedinë e Koçanit. Së bashku, e ndajmë dhimbjen e solidarizohemi me njëri-tjetrin. Sonte, në gjuhë të ndryshme flasim, por njejtë i vajtojmë dhe pikëllohemi për të rinjtë dhe të rejat tona që i humbëm padrejtësisht. Lutjet dhe mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të lënduarit. Ata nuk janë vetëm në këtë dhimbje! Jemi bashkë!”, ka shkruar Mexhiti.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →