🇽🇰 Kosova
Veriu iu kthehet kutive të votimit, ky është numri i qytetarëve që votuan deri më tani
nga Gentrita Xhemajli9 shkurt 2025
Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Qytetarët e komunave në veri i janë kthyer kutive të votimit.
Në faqën zyrtare të KQZ-së janë publikuar edhe të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve në këto komuna.
Referuar këtyre të dhënave, në Leposaviq, të drejtën e votës deri më tani e kanë shfrytëzuar 21.38% e qytetarëve apo dy mijë e 876 qytetarë.
Të drejtë vote në këtë komunë kanë 13,876 qytetarë.
Në Zubin Potok kanë votuar 7.42%, apo 508 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë gjithsej 6 mijë e 843 qytetarë.
Në Zveçan kanë votuar 17.92%, apo 7,203 qytetarë.
Ndërkaq në Mitrovicë të Veriut deri më tani kanë votuar 225 qytetarë, ndërsa të drejtë vote kanë 18 mijë e 781 qytetarë.









