Veriu, Procesi i Berlinit e Samiti i NATO-s, tema kyçe gjatë diskutimit të Osmanit me Rohden
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.
Këto deklarata e para e vendit i ka bërë gjatë takimit me ambasadorin e Gjermanisë, në Kosovë Jörn Rohde .
Siç bëhet e ditur në njoftim me Rohden biseduan edhe për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe “angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.”
Gjithashtu njoftohet se Osmani ka diskutuar me ambasadorin Rohde lidhur me përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani./21Media
NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA









