🇽🇰 Kosova
Vërshime në Pejë, Muhaxheri: Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri
nga Venera Grabanica24 qershor 2024
(Lajm i përditësuar)
Vërshime në Pejë, Muhaxheri: Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri
Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se situata pas vërshimeve është në kontroll.
“Deri pas orës 22:00, pra raportet e fundit, të gjitha tregojnë se situata është menaxhuar. Reshjet kanë qenë të dendura, mirëpo të menaxhueshme. Qytetarët i ftojmë për kujdes dhe ne mbetemi në gatishmëri”, deklaroi Muhaxheri.
Ndryshe edhe Policia Rajonale e Pejës, Zjarrefikësat dhe Ekipet Emergjente kanë dalur në vendet e krizës për të sanuar problemet nga reshjet.
Vërshime në Pejë
Reshjet e shiut kanë shkaktur vërshime sot në Pejë.











