Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, në trevjetorin e vdekjes së tij.
Veseli ka thënë se Rexhepi ishte politikan i ndershëm dhe kryeministër unifikues.
“Bajrami, politikan i ndershëm, pranoi njërën nga sfidat më të vështira të pas luftës, duke shërbyer si kryeministri unifikues i Kosovës në njërën nga periudhat më të trazuara politike e shoqërore”, ka shkruar Veseli në Facebook.
Kryeministri i parë i Kosovës, Dr. Bajram Rexhepi mbetet njëra nga figurat më emblematike të shtetit të ri dhe…
Posted by Kadri Veseli on Friday, 21 August 2020










