Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veseli fton krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e opozitës për t’u koordinuar për Dialogun

nga B G20 dhjetor 2018

Veseli i fton që të takohen të mërkuren

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për të mërkuren në ora 10:00 në një takim të përbashkët Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për t’u koordinuar për Dialogun.

Sipas Veselit në këto momente të rëndësishme, kur Kosova përgatitet për fazën finale të Dialogut me Serbinë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të jetë vendi i unitetit.”Do të mblidhemi për të trajtuar temat e Dialogut, të cilat janë të domosdoshme për arritjen e marrëveshjes finale, që Kosovës ia siguron njohjen nga Serbia, ulësen në OKB dhe anëtarësimin në NATO e BE.”, ka deklaruar Veseli.

Delegacioni i Shtetëror i bisedimeve me Serbinë është zgjedhur me 15 dhjetor, udhëheqës të delegacionit janë Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj, ndërsa anëtar janë Enever Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli , Visar Ymeri ( vend i rezervuar për opozitën), Dugagjin Gorani (vend i rezervuar për opozitën), Mahir Jagcilar, anëtar Dardan Gashi dhe një anëtar nga shoqëria civile./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →