Muhamedin Veseli do të luftojë për medaljen e bronztë në Kupën Evropiane të xhudos për Junior, që po zhvillohet në Slovenj Gradec të Sllovenisë.
Në kuadër të kategorisë deri në 60 kilogramë, Veseli lufton për medaljen e bronztë në finalen e repesazhit.
Xhudisti ynë përballë e ka kundërshtarin nga Armenia, Vahe Aghasyan.










