Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetaksidentohet minibusi, tre të lënduar në rrugën Gjakovë-Klinë

nga Gentrita Xhemajli8 korrik 2025
Vetaksidentohet minibusi, tre të lënduar në rrugën Gjakovë-Klinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mrasor në rrugën Gjakovë – Klinë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 07:45, jemi njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Mrasor, në rrugën Gjakovë-Klinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti (minibus), gjatë lëvizjes, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Si pasojë e aksidentit, tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →