Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetëvendosje dorëzon ankesën PZAP

nga B G23 janar 2021

Lëvizja Vetëvendosje ka norëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa për të kundërshtuar vendimin e djeshëm të KQZ-së për moscertifikin e listës për kandidatë për deputetër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Pavarësisht rekomandimit të qartë nga Zyra për Certifkimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike për të certifikuar listat e deputetëve në pako, i vetmi organ profesional që ka mandat të tillë, KQZ në krye me Valdete Dakën në mënyrë arbitrare dhe antiinstitucionale hodhi poshtë këtë rekomandim me qëllimin e vetëm që ta pamundësojë certifikimin e listës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.Ne jemi të bindur në të drejtën tonë, sikurse jemi të bindur se lista e dorëzuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE! me 16 janar 2021 do të certifikohet e plotë me bartësin e saj, kryetarin Albin Kurti.”, thuhet në njoftimin e VV-së.

KQZ në mbledhjen e djeshme nuk ka certifikuar AAK, Nismën e Vetëvendosjen, lidhur me këtë sot ka reaguar edhe u.d presidentja, Vjosa Osmani. Ajo atë se cfarë ka ndodhur në mbledhejn e djeshme të KQZ-së quajti të paprecedentë, dhe paralajmëroi se do të ndërmerrë masa nësë një gjë e tillë përsëritet. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →