Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vetëvrasja e Sokol Halilit, detaje të reja nga polica

nga B G3 dhjetor 2022
Vetëvrasja e Sokol Halilit, detaje të reja nga polica

Sokol Halili dorasi i bashkëshortes së tij shtatzënë dje ia mori jetën vetës pas negociatave të policisë që ai të dorëzohet.
Ngjarja ndodhi në shtëpinë e tij në Davidoc të Shtimes. Policia në raportin 24 orësh njofton sërish për aksionin e zhvilluar dje.
Gjatë intervenimit është arritur që të largohen anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk ka pranuar negocimin me policinë dhe ka qëlluar veten me revole. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
“Përveç njësive të nevojshme policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e policisë.
Sokol Halili dyshohet se më 30 nëntor e vrau bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
E ndjera u varros dje, në Lipjan. Vrasja e saj ngjalli shumë reagime deri te protestat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →