Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vetura bie në lumë, vdiqën burrë e grua

nga Kaltrina Berila3 prill 2023
Vetura bie në lumë, vdiqën burrë e grua

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Prrenjas, Shqipëri.

Një veturë ka dalur nga rruga dhe ka rënë në përroin e Legajcës.

Siç raportohet viktima janë A.Y, rreth 55-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Y.

Ende po vazhdon puna për nxjerrjen e trupave të pajetë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet. Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →