Një këmbësore është goditur nga një automjet në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se këmbësorja, e cila ka pësuar lëndime trupore është dërguar për tretman mjekësor.
”Sot rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësorja, e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti./21Media











