Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vëzhguesit e BE-së flasin për zgjedhjet

nga Kaltrina Berila13 qershor 2017

Ky mision ka vëzhguar të gjitha aspektet e procesit zgjedhor

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbajë sot një konferencë për shtyp duke filluar nga ora 11:00, ku do të prezantojë deklaratën preliminare të këtij misioni mbi zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë konferencë pritet të flas shefi i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Alojz Peterle.

Misioni për Vëzhgim të Zgjedhjeve nga BE-ja, mandati i të cilit ishte të vëzhgojë të gjitha aspektet e procesit zgjedhor dhe të vlerësojë pajtueshmërinë e këtyre zgjedhjeve me ligjin e Kosovës dhe me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për zgjedhje, ishte i përbërë nga rreth 100 vëzhguesve nga shtetet e ndryshme anëtare të BE-së bashkë me Norvegjinë dhe Zvicrën.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →