Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vidhen para e stoli ari në vlerë mijëra euro në Rahovec

nga Kaltrina Berila16 tetor 2021

Një burrë nga fshati Brestovc i Rahovecit ka raportuar në Polici se hajnat i hyjnë në shtëpi e vodhen para e stoli ari.
Sipas ankuesit hajnat kishin hyrë në shtëpi përmes ballkonit mbrëmë rreth orës 23:35.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur përmes ballkonit kanë depërtuar në katin e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur rreth dymbëdhjetë mijë franga zvicerane, pesëqind euro para te gatshme, gjashtë orë dore si dhe stoli arin në vlerë rreth pesëmbëdhjetë mijë euro”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →