Reperi Vig Poppa sot feston ditëlindjen e 37-të.
Në këtë ditë të veçantë, reperi ka marrë urime të shumta nga më të dashurit e tij.
Nuk kishte se si të mungonte një urim nga bashkëshortja e tij, Ena.
Ajo ka postuar një fotografi me reperin në Instagram, dhe ka lënë këtë mbishkrim: “I talentuar, inteligjent, qesharak, punëtor, baba i mrekullueshëm, shoku im më i ngushtë dhe partneri im në jetë. Gëzuar ditëlindjen”.
Vig Poppa dhe Eni janë prindër të dy djemve, Domi dhe Hektori./21Media









