Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Vihet gurthemeli për ndërtimin e shkollës në Fortesë

nga E.Bullaku4 shtator 2019

Fshati me shkollë të re

Në fshatin Fortesë të Rahovecit është vënë sot gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Liria” projekt ky i cili kap shumën 759 mijë euro.

Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi tha se ndërtimi i kësaj shkolle ka qenë jetik për nxënësit dhe mësimdhënësit e Fortesës.

Sipas tij, kjo shkollë do t’i plotësojë nevojat për mësimdhënie  dhe mësimnxënie pasi që krahas shkollës do ketë edhe objekte tjera përcjellëse.

Latifi tha se renovimi i shkollës së mëhershme ka qenë i pamundur pasi që pozita e shkollës ka qenë jo e përshtatshme dhe në kohën e shirave gjithnjë është vërshuar.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore “Liria”, Elhami Zhuniqi tha se ndërtimi i shkollës së re do të ndikojë në rritjen e cilësisë në arsimim.

Një ambient i përshtatshëm dhe komod mësimor ndikon në rritjen e mësimdhënies dhe mësimnxënies do të thotë ka me ndikuar shumë, do ndihmoj shumë në këtë aspekt” , u shpreh Zhuniqi./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →