Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vijojnë protestat kundër propozimit francez

nga E.Bullaku6 korrik 2022

Protestat kundër propozimit francez vazhdojnë. Protestuesit sot do të lëvizin nga Kuvendi në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, më pas para Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe do të kthehen sërish para Kuvendit të Maqedonisë.

Dhunë, shtyrje, sharje e vandalizëm nëpër rrugët e Shkupit. E gjithë kjo si revoltë kundër propozimit francez.
Protestuesit sulmuan edhe dje shtëpinë ligjvënëse. Të maskuar arritën të kalojnë gardhin mbrojtës dhe sulmuan i policët me gurët e betonit që i nxirrnin nga rruga.
Përveç sulmeve te drejtpërdrejta ndaj policisë, protestuesit sulmuan edhe disa institucione, duke thyer e dëmtuar ndërtesën e Kuvendit dhe Ministrisë së Jashtme.
U lënduan 47 policë, ndërsa 11 protestues u arrestuan, 2 prej të cilëve adoleshentë./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →