🇽🇰 Kosova
Visar Azemi: Në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është rritur 25.8%
nga Venera Grabanica4 nëntor 2024
Anëtari i LDK-së, Visar Azemi ka thënë se në tri vitet e fundit çmimi i rrymës është rritur mesatarisht për 25.8%.
Kjo deklaratë e Azemit, pasi Lëvizja Vetëvendosje transmetoi disa të dhëna sipas të cilave “çmimi i rrymës në Kosovë është më i ulti në rajon”.
“Në tri vitet e fundit, çmimi i rrymës në Kosovë është rritur mesatarisht 25.8%. Ndërkohë partia në pushtet prezanton shifra të pavërteta. Që nga marrja e pushtetit në mars të vitit 2021, Qeveria e Vetëvendosjes ka rritur vazhdimisht tarifat e energjisë”, ka shkruar Azemi.
Ai gjithashtu ka përmendur raportin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, sipas të cilit nga viti 2020 deri më 2023 faturat e rrymës për biznese u rritën për 28.22% kurse për familjet 25.8%.











