Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vitia i premton Bulliqit fillimin e shërbimeve specialistike në Podujevë

nga R9 gusht 2023
Vitia i premton Bulliqit fillimin e shërbimeve specialistike në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një takimi me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, diskutuan për avancimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë edhe fillimin e shërbimeve specialistike në Komunën e Podujevës.

Vitia ka thënë se në bashkëpunim me SHSKUK-në do të sigurojnë stafin e nevojshëm mjekësor që të funksionalizohen shërbimet në kuadër të mundësive ligjore.

“Ai u shpreh se qytetarët e Podujevës do të kenë edhe shërbimet sekondare dhe do të kërkojë nga Bordi i SHSKUK-së të trajtohet kërkesa për fillimin e shërbimeve sekondare në nivelin specialistik dhe të vizitave specialistike në këtë komunë”, citohet në komunikatë Vitia.

Ndërkaq, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e falënderoi ministrin Vitia për gatishmërinë ndërsa u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në dobi të shëndetit të qytetarëve.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →