🇽🇰 Kosova
Vitia: Sot ka pasur më tepër lëshime sesa pranime në spitale
nga Kaltrina Berila31 gusht 2021
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për herë të parë që nga paraqitja e variantit Delta në Kosovë, ka pasur më tepër lëshime sesa pranime të pacientëve me COVID-19 në spitalet e Kosovës.
“Lajm i mirë është që sot pas një kohe që kur filloi ky eksplozion, kemi më tepër lëshime se pranime të pacientëve me COVID-19. Na gëzon pamasë. Ka disa ditë, të mos themi një ose dy javë, ku po përgatitemi për të gjithë skenarët”, ka thënë ai në një konferencë për media/21Media










