Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vitia: Themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Kosovës

nga Gentrita Xhemajli5 dhjetor 2024
Vitia: Themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësor i Kosovës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe një votë abstenuese.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë Projektligj e quajti si më të rëndësishmin dhe më thelbësorin në shëndetësi.

“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë i Kosovës”, tha Vitia.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →