Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vizita e Gërvallës në Kanada, përplasen deputeti Beqa e ministri Peci

nga Egzona Mehmeti22 nëntor 2021

Kuvendi i Kosovës me 64 vota pro miratoi sot raportin me rekomandime lidhur me raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës për vitin 2020.
Në seancë nuk ishte e pranishme ministrja Donika Gërvalla, për çka deputetët adresuan kritika.
Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës pyeti se a është shkarkuar ministrja Gërvalla pasi ajo, sipas tij, nuk është parë aktive as brenda e as jashtë vendit.
“Ndoshta e kanë shkarkuar, po nuk qenka kryeministri këtu, ndoshta është e shkarkuar Donika se më të vërtetë nuk e kemi pa aktive as brenda vendit e as jashtë vendit. Mendova mos është në ndonjë fushatë, po as në fushatë nuk e ka pa. Ndoshta është mirë të na tregoni që të mos i biem në qafë”, tha ai.
Për shkak të mungesës së ministres Gërvalla, Grupi Parlamentar i AAK-së nuk e votoi raportin e Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme e Diasporës për 2020.
Ndonëse, mungonte për shkak të vizitës zyrtare në Kanada, ministrja Gërvalla kishte autorizuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që të paraqiste veprimet që janë ndërmarrë në raport me të gjeturat.
“Këtu u tha se mos vallë ministrja Gërvalla është e shkarkuar. Është mirë që të gjithë ata të cilët ngjallin shpresa të rrejshme të mos e bëjnë një veprim të tillë, pasi që ballafaqimi me realitetin dhe zhgënjimin do të jetë shumë i madh. Ministrja Gërvalla ndodhet për vizitë zyrtare në Kanada në koordinim të plotë me presidenten dhe kryeministrin e vendit”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës sot miratoi me 71 vota edhe raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale për 2020. Ndërsa, në mungesë të kuorumit në vendimmarrje Kuvendi nuk e miratoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për 2020.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →