Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vizita e papritur e Biden në Ukrainë

nga B G21 shkurt 2023
Vizita e papritur e Biden në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden bëri një vizitë të papritur në Kiev të hënën, ku u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Gjatë vizitës historike , udhëheqësi amerikan ripohoi mbështetjen e vendit të tij për Ukrainën dhe premtoi sanksione të reja për Rusinë shkuran BBC, përcjell portali rtv21.tv
Biden tha se SHBA do të mbështesë Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë “për aq kohë sa duhet”.
Presidenti Putin kishte “gabuar plotësisht” kur mendonte se Moska mund t’i tejkalonte Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë, shtoi ai.
Pas vizitës, Sekretari i Shtetit i SHBA Antony Blinken autorizoi një paketë të re ndihme sigurie për Ukrainën me vlerë 450 milionë dollarë.
SHBA do t’i sigurojë Kievit gjithashtu 10 milionë dollarë shtesë në ndihmë emergjente.
Në një fjalim të përbashkët, Zelensky falënderoi Biden për mbështetjen “e palëkundur” të vendit të tij për Ukrainën. Ai tha se bisedimet ishin “shumë të frytshme”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →