Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vjena “mbyllet” deri në javën e ardhshme

nga Venera Grabanica30 mars 2021


Vjena planifikon të zgjasë “mbylljen” e Pashkëve për pesë ditë, deri në javën e ardhshme, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober.
Të dy provincat, të cilat kanë të njëjtat kufizime si Vjena, nuk kanë marrë ende një vendim për të zgjatur “bllokimin”, raporton Reuters.
Në Vjenë dhe në dy provincat e Austrisë së Poshtme që kufizohen me Hungarinë, janë konfirmuar një numër i madh i rasteve të infektimit me variantin britanik të virusit korona, i cili transmetohet më shpejt dhe shkakton një gjendje klinike më të rëndë te pacientët.
“Për shkak të situatës alarmante, të dy provincat do të duhet të ndjekin shembullin e Vjenës,” paralajmëroi ministri Anschober.
Të gjithë ata që largohen nga provinca e Tirolit do të duhet të bëjnë një test të vlefshëm negativ për COVID-19 nga e mërkura.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →