Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vjosa Osmani i uron shërim të shpejtë Erdoganit dhe bashkëshortes së tij

nga B.K5 shkurt 2022


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, janë infektuar me koronavirus.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një shkrimi në Twitter i ka uruar shërim të shpejtë, Erdoganit dhe bashkëshortes së tij.

Wishing a speedy recovery to President @RTErdogan and First Lady Emine Erdoğan!

Geçmiş olsun. https://t.co/8mdvgSrR1U
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 5, 2022


Lajmin se kanë dalë pozitiv me koronavirus e bëri të ditur Erdogan, përmes një postimi në Twitter.
“Sot unë dhe bashkëshortja ime dolëm pozitiv në testin e Covid-19. Fatmirësisht kemi simptoma të lehta të variantit Omicron. Jemi në detyrë, do të vijojmë të punojmë nga shtëpia”, ka shkruar presidenti turk në Twitter.
Në qershor të vitit të kaluar, Erdogan mori dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Pak para se të postonte mesazhin që ishte i infektuar me koronavirus, 67-vjeçari mori pjesë virutalisht në ceremoninë e inaugurimit të një tuneli në Stamboll./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →