Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Vjosa Osmani në Maqedoninë e Veriut për të pritur viktimat e aksidentit tragjik

nga Kaltrina Berila3 dhjetor 2021

Më 3 dhjetor, në Maqedoninë e Veriut janë dërguar trupat e pajetë të 45 personave që humbën jetën, më 23 nëntor, në Bullgari gjatë aksidentit me autobus.
Përveç zyrtarëve të lartë shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Nga Shqipëria po merr pjesë edhe Kreytarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes.
Në mesin e viktimave ishin edhe 12 fëmijë, ndërsa shumica kanë qenë familjarë që kishin udhëtuar në Stamboll të Turqisë për një vizitë treditore. Të gjitha viktimat kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut me etni shqiptare.
Aksidentit i kanë mbijetuar shtatë udhëtarë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →