Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vjosa Osmani uron Krishtlindjet ortodokse

nga Kaltrina Berila7 janar 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.
“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira!”, ka thënë Osmani duke uruar “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”.
Pjesëtarët e besimit ortodoks po festojnë sot Krishtlindjet, të cilat sipas kalendarit julian kremtohen më 7 janar./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →