Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vlora Çitaku përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore

nga E.Bullaku3 mars 2021

Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington DC, Vlora Çitaku, ka përfunduar me sukses mandatin e saj. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Çitaku, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ishte nder për të që të shërbente si ambasadore e Kosovës në SHBA.

“Faleminderit nga zemra! Të shërbej si Ambasadore e Kosovës në SHBA ka qenë nderi i jetës sime”, ka shkruar Çitaku./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →