Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

VMRO-DPMNE: Ne mposhtëm LSDM-në, Kovaçevski të jap dorëheqje

nga Xh.D21 gusht 2022

VMRO-DPMNE në një reagim mëngjesin e sotëm thotë se kryeministri Dimitar Kovaçevski duhet të japë dorëheqjen dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Nga kjo parti thonë se me zgjedhjet e djeshme në Tetovë, është delegjitimuar pushteti aktual.
“Fitore e dyfishtë në Tetovë, Kovaçevski të jep dorëheqje, zgjedhje të parakohshme menjëherë. VMRO-DPMNE e mposhti LSDM-në, ndërsa BESA e mposhti BDI-në në Tetovë. Koalicioni qeverisës nuk ka legjitimitet për të vazhduar drejtimin e vendit. Populli tha qartë se LSDM dhe BDI janë të kaluara. Presim që Kovaçevski ta pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen menjëherë. Zgjidhje janë vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, thonë nga VMRO-DPMNE./tv21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →