Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

VMRO-DPMNE para fitores në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM në 3

nga Gentrita Xhemajli2 nëntor 2025
VMRO-DPMNE para fitores në 21 komuna, VLEN në 4, LSDM në 3

Sipas rezultateve të para të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), pas 96,94% të votave të numëruara, kandidatët e VMRO-DPMNE-së kryesojnë në Shkup dhe në 21 komuna. Koalicioni VLEN në katër, LSDM në 3, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në një komunë, njëjtë si edhe ZNAM. Unioni i Romëve kryeson në Shuto Orizarë, përderisa një kandidat i pavarur, Mendi Qyra kryeson në Strugë.

VMRO-DPMNE prinë në Qytetin e Shkupit, Aerodrom, Vallandovë, Vinicë, Debërcë, Demir Kapi, Dojran, Dollnen, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Llozovë, Makedonski Brod, Negotinë, Mogillë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Çeshinovë – Obleshevë dhe Çuçer Sandevë.

Koalicioni VLEN kryeson në Tetovë, Bogovinë, Dibër dhe Dollnen, përderisa, kandidatët e LSDM kryesojnë në Qendër, Makedonska Kamenicë dhe Zërnovcë.

Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) kryeson në Studeniçan, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra në Strugë.

Kandidati i ZNAM kryeson në Kumanovë, ndërsa Unioni i Romëve në Shuto Orizarë.

Votimi në rrethin e dytë zhvillohej në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →