Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

VMRO-DPMNE: Qytetarët presin anëtarësim pa ndryshim të identitetit

nga E.Bullaku13 qershor 2017

VMRO-DPMNE: Zaev mos të bëj marrëveshje në dëm të popullit

VMRO-DPMNE përmes një kumtese për media ka theksuar se qytetarët presin që mos të preket çështja e identitetit dhe që Zoran Zaev mos të bëj marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit për anëtarësimin e vendit në BE dhe NATO, shkruan tv21.tv

“Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaev në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për shkak të krizës politike në të cilën LSD-ja e ka zhytur vendin”, thuhet në kumtesë.

Sipas VMRO-DPMNE-së qëllimi i udhëtimeve nuk duhet të jetë vetëm rishikim i mundësive për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, por se duhet patjetër që të jap rezultate./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →