Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vodhën para e cigare, arrestohen tre persona

nga Venera Grabanica6 shkurt 2024
Vodhën para e cigare, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të cilët dyshohet se kanë grabitur një shumë parash dhe disa pako me cigare në një pompë derivatesh në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, grabitja ka ndodhur dje, hetuesit pas disa veprimeve intensive hetimore dhe operative kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë personat e dyshuar, V.K, 21 vjeç, D.K, 23 vjeç dhe R.H, 24 vjeç.

“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejn veprimet e nevojshme policore para se rasti të procedohet më tej”, ka shkruar Policia e Kosovës në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →