Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Vodhi paratë nga arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, arrestohet 29-vjeçari

nga Venera Grabanica24 dhjetor 2025
Vodhi paratë nga arka e bamirësisë në një xhami në Ferizaj, arrestohet 29-vjeçari

Policia e Kosovës në Ferizaj ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, pas një pune intensive hetimore të zhvilluar nga Njësia e Hetimeve e stacionit policor në këtë komunë.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari F.A., 29 vjeç, dyshohet se më 9 dhjetor 2025, rreth orës 18:30, ka depërtuar me forcë në objektin fetar “Xhamia e Vogël”, që ndodhet në rrugën “Hamzë Jashari” në Ferizaj, nga ku ka vjedhur një shumë parash nga arka e bamirësisë.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar dy palë atlete, të cilat dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së veprës penale.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →