Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Von Cramon: Barrikadat të hiqen, paqja në veri prioritet

nga Kaltrina Berila12 dhjetor 2022
Von Cramon: Barrikadat të hiqen, paqja në veri prioritet

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, deklaroi se barrikadat e vendosura nga serbët në veri, duhet të hiqen, në mënyrë që sipas saj, të ulet përshkallëzimi i situatës.
Ajo shkroi në “Twitter” të hënën se rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në Kosovë, duhet të jetë prioritet.
“Rivendosja e paqes dhe e stabilitetit në veri të Kosovës duhet të jetë prioritet. Sidomos sulmet ndaj EULEX-it. Unë pres që barrikadat e serbëve të Kosovës të çmontohen si ulje e përshkallëzimit. Mbështetje e plotë për dialogun, i udhëhequr nga BE-ja”, shkroi ajo.

Restoration of peace & stability in the North of Kosovo must be a priority. Especially the attacks on @EULEXKosovo & the announcement of 🇷🇸 soldiers are completely unacceptable.
I do expect K-Serb barricades to be dismantled as deescalation.
Full support for #EU-led #Dialogue. https://t.co/z22sodMbeX

— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 12, 2022


Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se të enjten do t’i dërgojë kërkesë komandantit të KFOR-it, për të lejuar kthimin e forcave ushtarake dhe policore në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →