Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Von Cramon bën thirrje të zbatohet vendimi i Kushtetueses për Manastirin e Deçanit

nga Venera Grabanica31 tetor 2021

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon sot ka vizituar Manastirin e Deçanit.
Ajo ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Toleranca dhe respekti i ndërsjellë janë thelbi i shoqërisë multietnike. Trashëgimia e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë duhet të mbrohet dhe të gëzojë të drejta të plota. Prandaj i bëj thirrje Qeverisë së Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të vonuar prej kohësh tashmë, pasi sundimi i ligjit nënkupton trajtim të barabartë për të të gjithëve. Deçani duhet të jetë vend që bashkon gjithë qytetarët e Kosovës dhe ta zvogëlojë hendekun mes komuniteteve të saj, siç mund të luajnë rol konstruktiv Manastiri i Deçanit dhe ati Sava në dialogun shoqëror”, ka shkruar Von Cramon në Twitter.

#VisokiDsčani should be the place that unites all Kosovo citizens and bridges the gap between its’ communities as @DecaniMonastery & father Sava can play a constructive role in the societal dialogue.

— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) October 31, 2021

Pesë vite më parë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim sipas të cilit i njihet e drejta e pronësisë Manastirit të Deçanit mbi 24 hektarë tokë.
Manastiri i Deçanit është ndër monumentet e trashëgimisë më të dalluara të kohës së tij, i ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të 14-të./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →