Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Von Cramon-eurodeputetes franceze: Kolegët në Parlamentin Evropian mbështesin Kosovën

nga Xh.D8 korrik 2022

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovë, Viola von Cramon i ka reaguar eurodeputetes franceze Dominique Bilde, e cila kundërshtoi anëtarësimin e Kosovës në BE dhe liberalizimin e vizave.
“Për fat të mirë, shumica e kolegëve tanë në Parlamentin Evropian janë të informuar dhe mbështesin Kosovën në përpjekjen për të bashkëpunuar me BE-në. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave dhe qytetarët e saj meritojnë si të gjithë evropianët e tjerë të lëvizin lirshëm”, ka shkruar Cramon.
Kujtojmë që Bilde kundërshtoi liberalizimin e vizave për kosovarët, madje ajo u shpreh se kjo është çmenduri.
“Kosova ishte në program këtë javë në Parlamentin Evropian në Francë. Ne refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre! Është koha për të ndaluar këtë çmenduri. Grupi i Identitetit dhe Demokracisë – Francë thotë JO”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →