Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

nga Venera Grabanica15 dhjetor 2022
​Von Cramon: Integrimi i Kosovës në BE varet edhe nga dialogu me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot i dorëzoi Çekisë, vendit që aktualisht kryeson Presidencën e BE-së, aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Lidhur me këtë, Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është hap i rëndësishëm, por se integrimi në familjen e madhe evropiane varet edhe nga procesi i dialogut me Serbinë.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se është thelbësore që gjithë Ballkani Perëndimor të futet në BE.
“Ritmi i integrimit të Kosovës në BE do të varet nga përkushtimi i saj për miratimin e reformave të nevojshme dhe përfundimin e suksesshëm të dialogut me Serbinë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ajo në Twitter./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →