Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka deklaruar se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë dhe miqësore me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas saj, Serbia nuk duhet të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës dhe se Beogradi zyrtar do ta ketë të vështirë të hyjë në BE.
“Ne duhet të sigurojmë që Kosova të marrë vendin e saj. Nuk është në interesin tonë që Serbia të lobojë kundër pavarësisë së Kosovës. Unë do të doja që Kosova të ishte në të njëjtin nivel me Serbinë brenda BE-së. Në fund, mendoj se do të jetë e vështirë për ta futur Serbinë në BE për këtë çështje”, ka thënë Cramon për N1.
Sipas saj, ata kanë folur edhe për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, ndërsa Von Cramon ka thënë se Serbia duhet të vendosë se në anën e kujt është duke shtuar se “nuk është mirë të jesh në anën e Putinit, pra në anën e gabuar të historisë”./21Media