Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Von der Leyen: Kushdo që ikën nga bombat e Putinit është i mirëpritur

nga Venera Grabanica2 mars 2022

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thekson se Europa qëndron pranë Ukrainës dhe atyre që kanë nevojë për mbrojtje.
Në një postim në Twitter ajo është shprehur se i mirëpresin të gjithë ata ‘që ikin nga bombat e Putin’.
“Evropa qëndron pranë atyre që kanë nevojë për mbrojtje. Të gjithë ata që ikin nga bombat e Putinit janë të mirëpritur në Evropë. Ne do të ofrojmë mbrojtje për ata që kërkojnë strehim dhe do t’i ndihmojmë ata që kërkojnë një rrugë të sigurt për në shtëpi. Propozimi ynë për të mbështetur njerëzit që ikin nga lufta në Ukrainë”, shkroi ajo në Twitter./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →