Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

​Von der Leyen mbërrin në Presidencën e Shqipërisë, takohet me Begaj

nga Venera Grabanica15 tetor 2023
​Von der Leyen mbërrin në Presidencën e Shqipërisë, takohet me Begaj

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Presidencën e Shqipërisë për takimin me presidentin Bajram Begaj. Von der Leyen ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri në orën 17:30.

Ndërkohë, nesër do të mbahet në Tiranë Samiti i Procesit të Berlinit, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së.

Ky lloj samiti i një rëndësie të veçantë mbahet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →