Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Von Der Leyen: Zbatimi i draft-statutit do të jetë një hap i madh përpara

nga B G8 nëntor 2023
Von Der Leyen: Zbatimi i draft-statutit do të jetë një hap i madh përpara

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, tha se është re rëndësishme që Kosova ka aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evorpian.

Ajo po ashtu u shpreh se për Kosovën tash është me rëndësi që të ecet drejt zbatimit të obligimit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo do të jetë një hap i madh përpara.

“Mendoj që është e rëndësishme për Kosovën që ka një qëllim shumë të qartë për t’iu bashkuar BE-së dhe ne jemi shumë të qartë nga ajo që presim nga Kosova dhe çfarë vendi mund të marrë. E kemi diskutuar kur isha në rajon zbatimin e draft-statutit dhe ky zbatim do të jetë një hap i madh përpara. Do të jetë në interes të Kosovës”, tha ajo në një konferencë për media të mërkurën.

“Dhe kur jemi te Kosova dhe Serbia është e rëndësishme për ne që i ne japim secilit vend mundësi unike për të ecur përpara drejt BE-së, nga aktivitet dhe kontributi i tyre”., u shpreh Von Der Leyen./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →