Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Votoi Osmani: Balotazhi ditë e rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve

nga B G9 nëntor 2025
Votoi Osmani: Balotazhi ditë e rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pasi votoi para mediave tha se  balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.

Ajo tha se qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat.

“Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike. Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha ajo.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →