Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Voton Ramiz Lladrovci

nga Gentrita Xhemajli12 tetor 2025
Voton Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci, kryetari aktual i komunës së Drenasit, ka hedhur votën e tij në shkollën “Xhevë Lladrovci” në Gllanasellë, që është edhe vendlindja e tij.

Për ta shfrytëzuar të drejtën e tij të votës, ai ishte i shoqëruar nga gruaja e tij dhe familjarët e tjerë.

Pasi hodhi votën, Lladrovci para mediave u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë dhe uroi që zgjedhjet të shkojnë mirë, pa asnjë problem.

Sa i përket shoqërimit nga familjarë, ai tha se “votimet bëhen për të ardhmen e fëmijëve”, andaj shkoi për të votuar me fëmijët e tij.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →