Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vrasjen e dy personave mbrëmë në Pejë.
Ata kanë njoftuar se prokurori i shtetit, pas analizimit të rastit ka bërë ri- cilësimin e personit që ka mbetur i plagosur në të dyshuar dhe me vendim të tij, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
I dyshuari që është në mbajtje është vëllai i të ndjerit Astrit Ademaj.
Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, u vranë mbrëmë në afërsi të shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë.
Vdekja e tyre është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa viktima e tretë për shkak të plagëve ishte dërguar për tretman në QKUK-Prishtinë./21Media










